Juventusi triumfon në udhëtim tek Atalanta, “rrëzon” Lazion dhe merr vendin e dytë
Juventusi ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi në Bergamo tek Atalanta, në takimin e vlefshëm për javën e 34-të në Serie A. “Zonja e Vjetër” triumfoi 0:2 ndaj Atalantës në Gewiss Stadium”, shkruan lajmi.net. Talenti 19-vjeçar i “Bianconeri” Iling Junior shënoi golin e parë në minutën e 56-të. Për golin e dytë dhe të…
Sport
Juventusi ka arkëtuar pikët e plota nga udhëtimi në Bergamo tek Atalanta, në takimin e vlefshëm për javën e 34-të në Serie A.
“Zonja e Vjetër” triumfoi 0:2 ndaj Atalantës në Gewiss Stadium”, shkruan lajmi.net.
Talenti 19-vjeçar i “Bianconeri” Iling Junior shënoi golin e parë në minutën e 56-të.
Për golin e dytë dhe të epilogut final u përkujdes sulmuesi Vlahoviq në çastet e fundit të ndeshjes.
Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për Juventusin kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund të edicionit.
Me këto tri pikë, Juventusi e rrëzon Lazion dhe i merr vendin e dytë në renditjen tabelore.
Juve ka 66 pikë në vendin e dytë, dy më shumë se Lazio dhe tri me tepër se Interi.
Atalanta mbetet e gjashta me 58 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/