Juventusi të interesuar për Jorginhon

Gjiganti italian, Juventus kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Chelsea, Jorginho.

Sport

09/04/2022 16:41

Sipas ‘Goal’, Italiani Jorginho është një ndër dëshirat kryesore të Juventusit, transmeton lajmi.net.

Massimiliano Allegri e admiron lojtarin dhe dëshiron ta ketë në ‘Allianz Stadium’, sezonin tjetër.

Kontrata aktuale e Jorginhos me Chelsea skadon në vitin 2023, por Thomas Tuchel e sheh 30 vjeçarin si një lojtar shumë të rëndësishëm në planet e tij.

Andaj, gjermani pritet të kundërshtojë largimin e mesfushorit nga ekipi./Lajmi.net/