Juventusi regjistron rekordin më të dobët në nëntë sezonet e fundit në Seria A

Trajneri Andrea Pirlo ka mbledhur nëntë pikë më pak se Maurizio Sarri pas 21 ndeshjeve, me Juventusin që ka regjistruar rekordin me të dobët në Seria A në nëntë sezonet e fundit.

Sport

15/02/2021 21:12

“Zonja e Vjetër” pësoi humbje në udhëtim te Napoli vikendin e kaluar, ndërsa janë tetë pikë prapa liderit Inter, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, përcjellë lajmi.net.

“Bianconerët” kanë fituar 12 nga 21 ndeshje, gjashtë barazime dhe tri humbje.

Sidoqoftë, ky rekord është më i dobëti që nga sezoni 2011-12, sezon në të cilën dolën të fitojnë titullin.

Vetëm Luigi Delneri ka menaxhuar 35 pikë në 21 ndeshje, ndërsa nëse krahasohet Pirlo me trajnerët e tjerë është më dobët.

Rekordi i Juventusit me pikë pas 21 ndeshjeve të zhvilluar në dekadën e fundit:

2020/21 – 42 pikë (Pirlo)

2019/20 – 51 pikë (Sarri)

2018/19 – 59 pikë (Allegri)

2017/18 – 53 pikë (Allegri)

2016/17 – 51 pikë (Allegri)

2015/16 – 45 pikë (Allegri)

2014/15 – 50 pikë (Allegri)

2013/14 – 56 pikë (Conte)

2012/13 – 48 pikë (Conte)

2011/12 – 45 pikë (Conte)

2010/11 – 35 pikë (Delneri)./Lajmi.net/