Juventusi pëson humbjen e parë në Seria A, mposhtet nga Fiorentina

Fiorentina ka bërë befasinë duke mposhtur në udhëtim Juventusin me rezultat 0 - 3.

Sport

22/12/2020 22:38

“Violët” përfituan meqenëse “Bianconerët” ishin me 10 lojtarë që nga minuta e 18-të, shkruan lajmi.net.

Qysh pas tre minutave lojë, Vlhavic zhbllokoi shifrat, me të cilat skuadrat shkuan në pushime.

Sandro shënojë autogol, duke dyfishuar rezultatin për mysafirët (76′), kurse golin e fitores për Fiorentinan e realizojë Caceres (81′).

Pas kësaj humbje, Juventusi qëndron në pozitën e katër me 24 pikë, derisa Fiorentina ngritët në të 15-ten me 14 sosh./Lajmi.net/