Juventusi pëson disfatën e dytë radhazi në kampionat
Juventusi ka regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat, duke u mposhtur këtë herë nga Hellas Verona me rezultat 2-1.
Sport
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve, me dy golat e shënuar nga sulmuesi argjentinas Giovanni Simeone i cili realizoi në minutat 11′ dhe 14′.
Në pjsen e dytë, krejt çfarë mund të bënin ‘biankonerët’ ishte ngushtimi i epërsisë, duke e bërë përmes amerikanit Weston McKennie në minutën e 80-të të ndeshjes, por që në fund epilogu final i takimit ishte 2-1 në të mirë të Veronës.
Me dy golat e pësuara sonte, ‘biankonerët’ tani kanë regjistruar një rekord negativ në pranimin e golave.
Juventusi ka pranuar të paktën 15 gola në 11 ndeshjet e para të sezonit në Serie A për herë të parë që nga viti 1961/62, kur përfundoi në vendin e 12-të të tabelës, raporton ‘OptaPaolo’.
15 – Juventus have conceded at least 15 goals in their first 11 Serie A matches of the season for the first time since 1961/62, when they ended at 12th place of the table. Flaw.#SerieA #VeronaJuventus
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) October 30, 2021
Me këtë humbje, Juventusi qëndron momentalisht në pozitën e nëntë, me 15 pikë të mbledhura, duke regjistruar katër fitore, katër humbje dhe tri barazime. /Lajmi.net