Juventusi pas Kepa Arrizabalaga
Gjiganti italian, Juventus janë pas portierit të Chelsea, Kepa Arrizabalaga.
Sport
Kepa ka kontratë me Chelsea deri në vitin 2025, por mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Kjo pasi ai tashmë është portieri i dytë i ‘Bluve të Londrës’, andaj do kërkojë një ekip ku do jetë startues.
Siç njofton ‘Football.London’, klubi italian janë duke monitoruar situatën e spanjollit te Chelsea dhe synon huazimin e tij këtë vetë, përcjell lajmi.net.
Këtë sezon me londinezët ai ka vetëm 15 paraqitje ku ka pranuar 10 gola dhe e ka mbajtur portën e paprekur në tetë takime./Lajmi.net/