Juventusi nuk dëshiron ta blejë kartonin e Moratas

Sport

19/05/2022 22:03

Juventusi nuk dëshirojnë ta blejnë sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata.

Morata është në fund të sezonit të dytë në huazim nga Atletico Madrid te Juventusi.

Ekipi i Maxi Allegrit kanë mundësin ta blejnë kartonin e lojtarit, por ata nuk dëshirojnë të paguajnë 35 milionë euro për spanjollin.

Kështu rikthimi i Moratas te Atletico Madrid duket të jetë i pashmangshëm, transmeton lajmi.net.

Sipas “Marca” drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ia kanë komunikuar sulmuesit vendimin për largimin e tij.

Sulmuesi ka kontratë me ‘Los colchoneros’, deri në vitin 2023./Lajmi.net/