Juventusi me probleme të mëdha defensivë, shqyrtohet mundësia e rikthimit të parakohshëm të De Ligt

Kritikat e mëdha për Juventusin ndoshta do bëjnë që qendërmbrojtësi Mathtijs de Ligt të rikthehet ndaj Cagliarit.

Sport

14/11/2020 21:03

Pushimi internacional nuk ka qenë i mirë për “Bianconerët” që janë pa dyshen Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci që janë lënduar, transmeton lajmi.net.

Të dy kanë probleme muskulore, derisa lëndimi i Bonuccit ende nuk është identifikuar, kurse Chiellini do mungojë rreth një muaj.

Kjo nënkupton që qendërmbrojtësit e mbetur për sfidën e radhës ndaj Cagliarit janë Merih Demiral, Danilo dhe De Ligt.

Shqetësimi është që holandezi nuk ka luajtur që nga koha kur u operua në gusht, por kritikat e mëdha mund të nxisin Andrea Pirlon t’i jap lojtarit disa minuta që të luajë.

Alex Sandro gjithashtu është rikthyer nga lëndimi afatgjatë./Lajmi.net/