Juventusi konfirmon lëndimin e Ronaldos, portugezi lëndoi kyçin e këmbës

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Lazios.

Sport

08/11/2020 15:21

Portugezi realizoi gol pas vetëm 15 minutave lojë, por u largua nga fusha në minutën e 73-të meqenëse u lëndua, transmeton lajmi.net.

Juventusi ka konfirmuar se CR7 ka lënduar kyçin e këmbës, derisa stafi mjekësorë menjëherë i kanë vendosur akull.

Mbetet të shihet se sa do mungojë Ronaldo, i cili është tejet i rëndësishëm për “Zonjën e Vjetër”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu u ftua nga Kombëtarja e Portugalisë për ndeshjet e nëntorit./Lajmi.net/