Juventusi kërkon transferimin e Asensios

Gjiganti italian, Juventus kërkon transferimin e anësorit të Real Madridit, Marco Asensio.

Sport

11/04/2022 08:17

Paulo Dybala pritet të largohet nga Torino, pasi i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe rinovimi nuk po arrihet.

Juventusi i kanë ofruar një marrëveshje argjentinasit, por ai nuk pajtohet, andaj ky mund të jetë sezoni i fundit i tij në ‘Allianz Stadium’.

Sipas ‘Fichajes’, ‘Zonja e Vjetër’ e sheh Marco Asension si zëvendësues i denjë për Dybala, përcjell lajmi.net.

Spanjolli ka kontratë me Real Madridin deri në vitin tjetër, por mund të largohet në fund të sezonit për shkak të mungesës së minutave.

Gjithashtu ‘Los Blancos’, nuk do të donin ta linin të largohet si një transfer i lirë sezonin tjetër.

Përveç Juventusit, interesim për spanjollin kanë shfaqur edhe Milani./Lajmi.net/