Juventusi kërkon rikthimin e Pjanic

Juventusi kërkon rikthimin e Miralem Pjanic. Pas lëndimit të Paul Pogbas, Juventusi janë në kërkim të një mesfushori tjetër. Ata fillimisht ishin pas Paredes, por nuk po arrijnë të akordohen me Paris Saint Germian. Sipas ‘Tuttosport’, Juventusi tani ka hedhur sytë kah Barcelona dhe kërkon rikthimin në ekip të boshnjakut, Pjanic, transmeton lajmi.net. Sipas të…

Sport

30/07/2022 16:36

Juventusi kërkon rikthimin e Miralem Pjanic.

Pas lëndimit të Paul Pogbas, Juventusi janë në kërkim të një mesfushori tjetër.

Ata fillimisht ishin pas Paredes, por nuk po arrijnë të akordohen me Paris Saint Germian.

Sipas ‘Tuttosport’, Juventusi tani ka hedhur sytë kah Barcelona dhe kërkon rikthimin në ekip të boshnjakut, Pjanic, transmeton lajmi.net.

Sipas të përditshmës italiane, mesfushori mund të kalojë në ‘Allianz Stadium’ vetëm në formë huazimi.

Mbetet të shihet nëse klubet do të bien dakord në lidhje me të ardhmen e boshnjakut./Lajmi.net/