Juventusi ia bën ofertën e parë marramendëse yllit nga Serie A (FOTO)
Juventusi ka bërë hap konkret drejt nënshkrimit me Federico Bernardeschi.

Sport
‘SkySport’ shkruan se ‘Zonja e Vjetër’ i ka bërë ofertën e parë prej 40 milionë euro Fiorentinës për sulmuesin Bernardeschi, përcjellë lajmi.net.
Zyrtarë të dy skuadrave janë takuar sot për të negociuar këtë transferim.
23 vjeçari italian edicionin e fundit në Serie A me fanellën e Fiorentinës ka shënuar 11 gola në 32 paraqitje./Lajmi.net/