Juventusi heq dorë nga Dzeko, gjen marrëveshjen me Suarez

Në mënyrë surprizë drejtuesit e Juventusit kanë hequr dorë nga pritja e gjatë për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko duke e përqëndruar vëmendjen te Luis Suarez, i cili nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës dhe është nxjerrë në shitje nga klubi blaugrana, një vit para fundit të kontratës.

Sport

02/09/2020 14:10

33-vjeçari nuk shikohet si një prioritet për sulmin e Barçës nga Ronald Koeman dhe ka vendosur të largohet.

El Pistolero ka gjetur akordin me Juven në aspektin personal për një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, por përpara se të firmosë me bardhezinjtë Suarez duhet të zgjidhë me konsensus kontratën me Barcelonën pasi ashtu si Messi e Vidal edhe ai synon të largohet me parametër zero.

Te katalanasit, Suarez përfiton 15 milionë euro në sezon dhe nga largimi i parakohshëm synon të përfitojë diçka. /Lajmi.net/