Juventusi hap bisedimet me Di Maria

Gjiganti italian, Juventus ka hapur bisedimet me mesfushorin e Paris Saint Germain, Angel Di Maria.

Sport

21/04/2022 22:20

Di Maria ka kontratë me PSG deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk po arrihet.

Me shumë gjasë mesfushori argjentinas do t`i jep fund periudhës shtatëvjeçare në ‘Parc des Princes’, pas përfundimi të këtij sezoni.

Siç njofton gazeta e njohur italiane, ‘GianlucadiMarzo’, Juventusi ka hapur bisedimet me Di Marian, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ pritet t`i ofron marrëveshje një ose dy vjeçare 34 vjeçarit.

Disa lajme raportonin se Di Maria preferon të kalojë në Argjentinë, pasi dëshiron që atje të përfundojë karrierën e tij si futbollist.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendos mesfushori, në lidhje me të ardhmen e tij./Lajmi.net/