Juventusi fiton në fund ndaj Fiorentinës, Cuadrado heroi i ‘biankonerëve’ (VIDEO)

Juventusi ka arritur të regjistrojë një fitore shumë të vlefshme në shtëpi ndaj skuadrës së Fiorentinas.

Sport

06/11/2021 20:01

Juventusi ka triumfuar ndaj Fiorentinës me rezultat minimal 1-0, gol që erdhi në minutat shtesë të ndeshjes.

Heroi i ‘biankonerëve’ ishte Juan Cuadrado i cili realizoi në minutën e 91-të të shtesës, duke i dhënë skuadrës një fitore të vlefshme.

Për të parë golin e Cuadrados klikoni këtu – VIDEO

“Zonja e Vjetër” rikthehet kështu te fitorja pas një ecurie prej tre ndeshjeve pa fitore në Serie A duke theksuar dy humbjet në dy ndeshjet e fundit, teksa tani pozicionohet momentalisht në pozitën e tetë me 18 pikë të mbledhur pas 12 xhirove. /Lajmi.net