Juventusi fillon kontaktet e para me Sarrin, ja çfarë është vendosur
Juventusi ka bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e trajnerit të Chelseat Maurizio Sarri ndërsa kërkojnë një zëvendësim për trajnerin e tyre tashmë të larguar Massimiliano Allegri, ka thënë një burim për Goal.
Sport
E ardhmja e Sarrit në Stamford Bridge ende mbetet enigmë, pasi ‘Blutë‘ do luajnë edhe finalen e Europa Liga ndaj Arsenalit më 29 maj, para se sezoni 2018/19 të përfundojë.
Kampioni i Serie A gjithashtu ka edhe dy trajnerë në listë, me Simone Inzaghin e Lazios dhe atë të Tottenham, Mauricio Pochettino, përcjell lajmi.net.
Në të vërtetë, kushëriri i Pochettino Daniele ka sugjeruar se argjentinasi do të jetë i interesuar të shkojë në Itali dhe se “të gjithë në familje” dëshirojnë ta shohin atë të marrë drejtimin e Juves.
Sarri, ndërkohë, ka shtuar opsionet e tij për sezonin e ardhshëm – me Romën gjithashtu të interesuar në emërimin e tij si pasardhës i Claudio Ranierit.
E ardhmja e tij te Chelsea mbetet e pasigurt, sidomos pasi nuk ka arritur t’i bëj për vete tifozët e ekipit nga Londra.
Italiani është kontaktuar nga drejtuesit e ‘Bardhezinjëve’ dhe pas finales pritet të merret një vendim përfundimtar. /Lajmi.net/