Juventusi e dëshiron me ngulm Di Marian
Klubi italian dëshiron të transferojë Angel Di Maria me çdo kusht në ‘Allianz Stadium’.
Sport
Di Maria është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain.
E ardhmja e tij dukej shumë pranë Juventusit, por në garë është futur edhe Barcelona që arriti të komplikojë situatën.
Argjentinasi sipas spekulimeve thuhet se tashmë dëshiron të kalojë në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.
Por, sipas ‘Corriere dello Sport’ Juventusi e duan me ngulm lojtarin.
Ata i kanë ofruar 34 vjeçarit pagë prej shtatë milionë euro për sezon.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Di Marias./Lajmi.net/