Juventusi dhe përfaqësuesit e Demiral takohen, turku dëshiron largimin nga Torino

Merih Demiral dëshiron largimin nga Juventusi.

Sport

25/06/2021 22:14

Merih Demiral dëshiron largimin nga Juventusi pas Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, Demiral nuk dëshiron të jetë zëvendësues dhe qëllimi i tij është që të jetë në qendër të një projekti, transmeton lajmi.net.

Sipas Agrestit, Juventusi është takuar me përfaqësuesit e Demiral ku kanë diskutuar mundësinë e largimit, por “Bianconerët” nuk dëshirojnë ta shesin atë nën shumën e 40-45 milionë eurosh./Lajmi.net/