Juventusi cakton takim me agjentin e Milik

Juventusi ka caktuar takim me agjentin e futbollistit të Marseillie, Arkadiusz Milik. “Zonja e Vjetër” e dëshiron polakun si një alternativë për opsionin e qendrës së sulmit, transmeton lajmi.net. Së fundi është duke u diskutuar opsioni i huazimit të lojtarit, për shumën e 2 milionë eurove. Ardhja potenciale e Milik do të thoshte mbyllje dere…

Sport

23/08/2022 23:41

Juventusi ka caktuar takim me agjentin e futbollistit të Marseillie, Arkadiusz Milik.

“Zonja e Vjetër” e dëshiron polakun si një alternativë për opsionin e qendrës së sulmit, transmeton lajmi.net.

Së fundi është duke u diskutuar opsioni i huazimit të lojtarit, për shumën e 2 milionë eurove.

Ardhja potenciale e Milik do të thoshte mbyllje dere për Memphis Depay i cili duket se nuk do të ketë vend në “Allianz Stadium”, për shkak të kërkesave të larta në pagë. /Lajmi.net/