Juventus vjen me dy transferime nga Chelsea

Juventus janë të etur të nënshkruajnë me dyshen e Chelseas, Jorginho dhe Marcos Alonso këtë verë.

Sport

16/06/2020 16:06

Kampionët e Italisë, po përgatiten për shumë ndryshime këtë verë, duke synuar transferimin e disa lojtarëve nga Premierliga, në mesin e tyre edhe dyshja e Chelsea, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ thuhet se është e gatshme të ofrojë dy lojtarë dhe para për Jorginhon dhe Alonson, me të cilët Maurizio Sarri ka punuar në ‘Stamford Bridge’.

Madje Jorginho, ishte pikërisht dëshirë e Maurizio Sarrit, i cili e mori me vete te Chelseas pas largimit nga Napoli.

Juventus do t’i ofrojë Chelseas lojtarët si Federico Bernardeschi dhe Adrien Rabiot, të cilët nuk po gjejnë vetën në skemat e trajnerit italian.

Bernardeschi është pjesë e Juventus që nga viti 2017, ndërsa Rabiot iu ishte bashkuar verën e kaluar si lojtar i lirë nga PSG./Lajmi.net/