Juventus transferon super sulmuesin e Arsenalit?

Raportet në Francë dhe Itali pretendojnë se Juventus ka nisur bisedimet paraprake për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Sport

18/07/2020 11:04

Edhe pse Arkadiusz Milik dhe Edin Dzeko mbeten objektivat kryesore të Juventusit për të zëvendësuar Gonzalo Higuain, L’Equipe javën e kaluar raportoi  se italianët janë duke shikuar gjithashtu edhe Lacazetten.

Tani, Le10Sport po vë në dukje se bardhezinjtë kanë shkuar një hap më tej, duke arritur te përfaqësuesit e futbollistit dhe Arsenal, për të vlerësuar mundësinë e një transferimi.

‘Gunners’ kanë paguar 53 milionë euro për transferimin e Lacazette nga Lyon në verën e vitit 2017.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 33 paraqitje këtë sezon dhe akoma ka dy vite të mbetura në kontratën e tij./Lajmi.net/