Juventus shumë pranë marrëveshjes me dy objektivat e Barcelonës
Skuadra e Juventus është shumë afër që ta ‘deklasojë’ Barcelonën në fushën e merkatos.
Sport
Kampionët e Serie A duket se janë pranë marrëveshjes me Matthijs De Ligt dhe Adrien Rabiot, lojtarë këta që janë kërkuar edhe nga Barcelona.
Sipas medieve italiane, dyshja pritet të nënshkruajnë me Juventus gjatë javës së ardhshme, transmeton lajmi.net.
Rabiot është agjent i lirë pasi kontrata e tij me PSG ka skaduar, dhe thuhet se lojtari ka pranuar që paga e tij të zbres nga 10 milionë në vit në 7 milionë.
De Ligt në anën tjetër pritet të transferohet për shumën e 70 milionë eurove në marrëveshjen mes skuadrave, kurse në kushtet personale, lojtari pritet të pranojë një pagë prej 12 milionë eurove në vit plus bonuset. /Lajmi.net/