Juventus refuzon ofertën e Bayern për De Ligt
Juventus nuk janë gati të heqin dorë lehtësisht nga Matthijs De Ligt.
Sport
Mbrojtësi holandez ka bërë kërkesë që të largohet nga Juventus, por këta të fundit kanë disa kritere për ta shitur lojtarin.
Thuhet se ‘Zonja e Vjetër’ kërkon një shumë të majme, që afrohet me 100 milionë euro.
Bayern është skuadra më aktive së fundmi në garën për De Ligt, transmeton lajmi.net. Ata kanë nisur një ofertë drejt Juves, por ajo ofertë është refuzuar.
Në ofertën e propozuar, ‘Bavarezët’ kanë përfshirë edhe mbrojtësin francez, Benjamin Pavard.
Bayern Munich thuhet se nuk do të ofrojnë mbi 60 milionë euro para të gatshme, prandaj po tentojnë të përfshijnë edhe Pavard në ofertë. /Lajmi.net/