Juventus refuzojnë ofertën e Chelsea për De Ligt – përfshiheshin edhe Pulisic ose Werner me 40 milionë euro

Juventus ka refuzuar ofertën e Chelsea për De Ligt.

Sport

26/06/2022 18:46

Matthijs de Ligt është tani dëshira kryesore e skuadrës së Chelsea për merkaton e verës.

Reparti i mbrojtjes ka nevojë për intervenime, pas largimit të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen (në largim e sipër).

Thomas Tuchel ka identifikuar Matthijs de Ligt si të duhurin, dhe ‘Blutë’ kanë nisur një ofertë që është refuzuar, përcjell lajmi.net.

Juve kishin ofruar 40 milionë euro + Christian Pulisic ose Timo Werner.

‘Biankoneri’ duan vetëm para për mbrojtësin. Bëhet fjalë për 100 milionë euro. /Lajmi.net/