Juventus po shton interesimin për Werner

Juventus janë duke shqyrtuar më seriozisht transferimin e Timo Werner. Ylli gjerman, Werner lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea tash e disa ditë dhe Juventus është skuadra e fundit që lidhet me lojtarin. Sipas ‘Sky Sport Italia’, Juventus po bën përpara për të caktuar takim për negociata me skuadrën e Chelsea, përcjell lajmi.net.…

Sport

27/07/2022 09:40

Juventus janë duke shqyrtuar më seriozisht transferimin e Timo Werner.

Ylli gjerman, Werner lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea tash e disa ditë dhe Juventus është skuadra e fundit që lidhet me lojtarin.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Juventus po bën përpara për të caktuar takim për negociata me skuadrën e Chelsea, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ dëshiron ta marrë gjermanin në formë huazimi, ndonëse Alvaro Morata mbetet dëshira primare.

‘Biankoneri’ po kërkojnë një sulmues që mund të luajë anash Vlahovic, por edhe që mund ta zëvendësojë atë kokë për kokë.

Mbetet të shihet se kush do të jetë alternativa që i bashkohet planit të Massimiliano Allegri. /Lajmi.net/