Juventus po mposht Napolin, derisa Interi vazhdon sigurt drejt titullit

Juventus është duke fituar 1-0 ndaj Napolit dhe me rezultat të njëjtë është duke fituar edhe Interi ndaj Sassuolos.

Sport

07/04/2021 19:39

Juventus po luan më mirë sesa Napoli në këtë ndeshje, ku edhe ka shënuar gol përmes Cristiano Ronaldos, shkruan lajmi.net.

Federico Chiesa u vlerësua shumë në golin e shënuar nga portugezi, pasi dhuroi një asistim të bukur.

Në anën tjetër, dyshja e Interit, Ashley Young dhe Romelu Lukaku i kanë dhënë epërsinë minimale ‘Nerazzurri’.

Lukaku nuk po di të ndalet, ku edhe ka shënuar golin e tij të 21-të në Serie A.

Me këto rezultate momentale, Inter është në kuotën e 71 pikëve, ndërsa Juventus zhvendoset në poiztën e tretë me 59 pikë (një më pak sesa AC Milan)./Lajmi.net/