Juventus po bëhet gati për një revolucion të madh

Juventus raportohet se është gati për një riorganizim të plotë këtë verë, duke hedhur në lojtarët si Gonzalo Higuain, Federico Bernardeschi, Sami Khedira, Blaise Matuidi dhe Daniele Rugani.

Sport

17/07/2020 10:45

Sipas Tuttosport, Juventus veç ka nisur këtë proces, duke afruar Arthur Melo nga Barcelona, në shkëmbim të Miralem Pjanic.

Qëllimi është të gjejnë lojtarë që i përshtatet vizionit të trajnerit Maurizio Sarri, po ashtu edhe të zvogëlojnë moshen mesatare të skuadrës.

Lista e lojtarëve që pritet të largohet përbëhet me emrat si Higuain, Khedira, Matuidi, Rugani, Mattia De Sciglio dhe Bernardeschi.

Lojtarët e tjerë në pronësi të Juventus që janë në huazim, si Luca Pellegrini te Cagliari dhe Christian Romero te Genoa, do të shiten ose përdorën si pjesë e marrëveshjeve të shkëmbimeve./Lajmi.net/