Juventus pas Zapata

Juventus dëshiron të përforcojë fazën e sulmit.

Sport

19/07/2020 11:45

Skuadra e Juventus do të jetë aktive në merkato, në kërkim të një lojtari për pozitën ‘9’.

Gonzalo Higuain nuk është më në nivelin e duhur të paraqitjeve, kështu që kampionët e Serie A kanë nevojë të përforcohen në repartin e sulmit.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet italiane, ‘Zonja e vjetër’ po monitoron me kujdes Duvan Zapatan, transmeton lajmi.net.

Oferta e Juventus thuhet se do të përfshijë 30 milionë euro plus shërbimet e Mattia Perin.

Si emra të tjerë që janë përmendur se potencialisht mund të kalojnë te Juventus janë edhe Arkadiusz Milik, Edin Dzeko apo edhe Alexandre Lacazette.  /Lajmi.net/