Juventus pas Di Maria

Angel Di Maria mund të përfundojë te skuadra e Juventus.

Sport

24/04/2022 16:12

Ylli argjentinas, Angel Di Maria do të largohet nga skuadra e PSG në fund të këtij sezoni.

Di Maria mbrëmë siguroi edhe një tjetër titull kampioni, duke fituar Ligue 1 pas barazimit ndaj Lens. Lojtari mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe nuk ka negociata për rinovim.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Juventus po monitoron mundësinë për të transferuar Di Marian, transmeton lajmi.net.

Di Maria ka kaluar shtatë sezonet e tij të fundit te skuadra franceze, duke arritur mjaft suksese në futbollin francez.

Nëse Di Maria arrin marrëveshje me Juventus, kjo do të bëhet duke rivlerësuar pagën e tij, afatin e kontratës dhe gjitha gjërat tjera. /Lajmi.net/