Juventus pas Antoine Griezmann

Antoine Griezmann është në radarin e Juventus. Skuadra e Juventus ka filluar të mendojë për repartin e sulmit dhe sipas raportimeve nga Spanja, Griezmann është një nga opsionet. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Juve po shqyrtojnë opsionet për të bërë një lëvizje për Griezmann, përcjell lajmi.net. Francezi është i huazuar nga Barcelona tek Atletico Madrid, por…

Sport

25/09/2022 22:16

Antoine Griezmann është në radarin e Juventus.

Skuadra e Juventus ka filluar të mendojë për repartin e sulmit dhe sipas raportimeve nga Spanja, Griezmann është një nga opsionet.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Juve po shqyrtojnë opsionet për të bërë një lëvizje për Griezmann, përcjell lajmi.net.

Francezi është i huazuar nga Barcelona tek Atletico Madrid, por këta të fundit mund të mos shfrytëzojnë të drejtën e blerjes për të.

Juventus po monitorojnë situatën dhe sipas ‘Gazzetta dello Sport’, mund të futen në mes.

Barcelona i ka caktuar lojtarit një klazuolë të vlefshme 40 milionë euro. /Lajmi.net/