Juventus nuk e do Zaniolon, kthehet përsëri kah Morata

Juventus duket se nuk do ta blejë Nicolo Zaniolon.

Sport

18/07/2022 18:03

‘Zonja e Vjetër’ ishte në mesin e skuadrave të interesuara për kartonin e Zaniolo, por situata ka ndryshuar së fundmi.

‘Sky Sport’ bën të ditur se Juventus tashmë kanë kthyer vëmendjen kah rikthimi i mundshëm i Alvaro Morata, përcjell lajmi.net. Kësisoj, ata lënë anash mundësinë për nënshkrimin me Zaniolo.

Zaniolo është në një situatë më të favorshme për t’u larguar nga Roma, pas marrëveshjes së këtyre të fundit me Paulo Dybala.

Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër tjetër do të tregojë interesim për Zaniolo. /Lajmi.net/