Juventus merr fitore minimale ndaj Spezia

Skuadra e Juventus ka marrë fitore ndaj Spezia.

Sport

06/03/2022 19:52

Juventus morri pikë të plota në shtëpi në ndeshjen kundër skuadrës së Spezia, me fitoren minimale 1:0, shkruan lajmi.net.

‘Zonja e vjetër’ vendosi gjithçka në pjesën e parë, kur Alvaro Morata shënoi në minutën e 21’.

Juve nuk arriti të gjente më golin në këtë ndeshje, por e rëndësishme për ta ishte që arritën ta administronin mirë takimin.

Tri pikët për Juven janë shumë të rëndësishme në garën e tyre për një vend në top katërshe.

Juve shkëputet tani në 53 pikë, me gjashtë pikë më shumë sesa Roma e Atalanta por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Spezia mbetet me vetëm 26 pikë, në pozitën e 16-të. /Lajmi.net/