Juventus me një transferim nga Valencia
Juventus po konsideron transferimin e mbrojtësit të Valencias, Cristano Piccini.
Sport
Largimi i Andrea i Barzaglit dhe shitja e mundshme e Joao Cancelos te Manchester Cityt, do të bëjë që Juventus të ndërhyjë në tregun e transferimeve në fazën e mbrojtjes.
‘TuttoSport’ shkruan se kampionët e Serie A janë të interesuar për mbrojtësin e Valencias, Cristiano Piccini, përcjell ‘lajmi.net’.
Piccini është 26 vjeçar, ndërsa ka edhe tri ndeshje të zhvilluara në kombëtaren e parë të Italisë.
26 vjeçari është pjesë e Valencias që nga viti 2018, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellat e Sporting, Real Betis, Livorno dhe Spezia./Lajmi.net/