Juventus – Lyon luhet pa tifozë?
Juventus – Lyon është ndeshja e radhës që mund të preket nga Coronavirusi.
Sport
Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Juventus dhe Olympique Lyon mund të luhet pa praninë e tifozëve.
‘L’Equipe’ shkruan se Juve planifikonte të luante derbin kundër Inter pa tifozë, kështu që një gjë e tillë mund të ndodh e dhe kundër Lyon, transmeton lajmi.net.
‘Biankoneri’ do të kenë edhe ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, kundër Milan, në Torino. Në këtë ndeshje do të lejohen vetëm tifozët nga regjione të caktuara.
Kështu, ndeshja e 17 marsit mund të luhet pa praninë e tifozëve, njësoj siç mund të luhet ndeshja mes PSG dhe Dortmund. /Lajmi.net/