Juventus kthehet te fitorja, Milani vazhdon avazin e vjetër

Juventus është rikthyer te fitorja, duke mposhtur bindshëm 3:1 Udinesen.

Sport

15/12/2019 16:55

Këtë ndeshje shkëlqeu Cristiano Ronaldo (9’ 37’), i cili realizoi dy gola.

Ndërkohë Leonardo Bonucci (45’) shënoi për 3:0, duke e kthyer ekipin e tij në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Pussetto (90+5′) vulosi rezultatin përfundimtar 3:1.

Ndërkaq, Milan vazhdon të vuajë, pasi ka barazuar pa gola ndaj Sassuolos në San Siro.

Rossonerët nuk arritën përgjatë 90 minutave të shënonin gol, dhe kësisoj mbeten në pozitën e 10 me 21 pikë, kurse mysafirët me 16 pikë renditen në vendin e 13. /Lajmi.net/