Juventus kthehen kah Milik, heqin dorë nga Depay

Kalimi i Memphis Depay te Juventus mund të dështojë. Komentet e fundit të Massimiliano Allegri dhe ato të Pavel Nedved shtojnë dyshimet se kalimi i Memphis Depay te Juventus mund të dështojë. Duket se ‘Zonja e Vjetër’ preferon më shumë transferimin e yllit polak, Arkadiusz Milik, përcjell lajmi.net Juventus mund të mbyllin një marrëveshje me…

Sport

23/08/2022 09:20

Kalimi i Memphis Depay te Juventus mund të dështojë.

Komentet e fundit të Massimiliano Allegri dhe ato të Pavel Nedved shtojnë dyshimet se kalimi i Memphis Depay te Juventus mund të dështojë.

Duket se ‘Zonja e Vjetër’ preferon më shumë transferimin e yllit polak, Arkadiusz Milik, përcjell lajmi.net

Juventus mund të mbyllin një marrëveshje me Olympique Marseille dhe të lënë anash holandezin Memphis Depay.

Arsyeja për këtë lëvizje thuhet të jetë paga e lojtarit – më saktësisht kushtet personale të kontratës.

Memphis do të kalonte te Juventus si lojtar i lirë, me parametra zero, pasi Barca janë gati të shkëpusin kontratën me marrëveshje të dyanshme. /Lajmi.net/