Juventus konfirmon edhe lëndimin e McKennie

Mesfusha e Juventus po gjymtohet pak ditë para fillimit të sezonit të ri. Skuadra e Juventus pritej të kishte një start të vrullshëm këtë edicion, bazuar në përforcimet që bëri gjatë verës, por situata mund të ndryshojë pas disa lëndimeve. ‘Zonja e Vjetër’ ka njoftuar për lëndimin në shpatull të Weston McKennie, përcjell lajmi.net. Kjo…

Sport

01/08/2022 16:31

Mesfusha e Juventus po gjymtohet pak ditë para fillimit të sezonit të ri.

Skuadra e Juventus pritej të kishte një start të vrullshëm këtë edicion, bazuar në përforcimet që bëri gjatë verës, por situata mund të ndryshojë pas disa lëndimeve.

‘Zonja e Vjetër’ ka njoftuar për lëndimin në shpatull të Weston McKennie, përcjell lajmi.net. Kjo pak kohë pasi u njoftua se Pogba ka dëmtuar ligamentet.

Siç thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Juventus, lojtarit do t’i duhen tri javë tretman për këtë lëndim.

“Weston McKennie iu nënshtrua një ekzaminimi radiologjik në J Medical këtë mëngjes, dhe ky ekzaminim tregoi një një lezion kapsular të shpatullës së majtë”, thuhet në njoftim.

“Lojtari do të fillojë rehabilitimin, ku do të kërkohen tri javë punë të ndryshme”, thuhet tutje.

McKennie ishte një nga lojtarët e rëndësishëm në rotacionet e sezonit të kaluar në formacionin e Massimiliano Allegri. /Lajmi.net/