Juventus i bashkohet garës për Sanches

Klubi italian Juventus ka shprehur interesim për mesfushorin e Lille Renato Sanches.

Sport

28/06/2021 09:31

Sipas ‘Calciomercato’, Juventus janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për yllin e Lille Sanches, transmeton lajmi.net.

Manuel Locatelli pritet të transferohet te ‘Zonja e Vjetër’, dhe nëse largohen Rodrigo Bentancur ose Aaaron Ramsey, atëherë ‘Bianconerët’ do të transferojnë edhe mesfushorin portugez.

Interesim për 23-vjeçarin kanë shfaqur edhe Arsenal dhe Milan, çmimi i tij llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.

Sanches pati paraqitje të mira me Kombëtaren e Portugalisë në Euro 2020, duke nxitur interesimin e klubeve evropiane për shërbimet e tij. /Lajmi.net/