Juventus ende i interesuar për transferimin e Lacazettes

Juventus ka shprehur interesim për të kompletuar transferimin e qendërsulmuesit të Arsenalit, Alexandre Lacazette.

Sport

08/03/2022 19:23

Francezit i skadon kontrata në verë dhe do bëhet agjent i lirë, në rast që në muajt e ardhshëm nuk rinovon me “Topçinjtë”, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, si qëndron gjendja momentale, Lacazette pritet të largohet nga “Emirates Stadium” dhe Juventus është një ndër skuadrat që po vëzhgon situatën e sulmuesit.

Sipas “Calciomercato”, “Zonja e Vjetër” e do Lacazetten si qendërsulmues i dytë, pasi edhe nuk do e aktivizojnë klauzolën e blerjes së Alvaro Moratas.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse Lacazette do e pranojë kalimin te Arsenal, pasi edhe kërkohet nga ish skuadra, Lyon./Lajmi.net/