Juventus edhe pa Ronaldon kalon lehtësisht në gjysëmfinale

Juventus arriti të mposhtë 4-0 ekipin SPAL në çerekfinalen e Coppa Italia.

Sport

27/01/2021 22:40

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alvaro Morata në minutën e 16-të dhe më pas nga Gianluca Frabotta 33’, Dejan Kulusevski 78′, shkruan lajmi.net.

Federico Chiesa shënoi në frymën e fundit 90+5’ të ndeshjes duke i dhënë epilogun përfundimtar kësaj sfide.

Pas kësaj fitore, Juventus do të përballet në gjysëmfinale me Interin më 3 mars./Lajmi.net/