Juventus e kontaktoi, ja çka i tha Guardiola

Juventusi ka fituar tetë tituj radhazi të Serie A, por kësaj here ishte koha për një ndryshim këtë verë.

Sport

12/06/2019 10:24

Massimiliano Allegri u çlirua nga detyrat e tij, duke i dhënë fund një periudhe të suksesshme.

Ai ka fituar katër sezone radhazi mbi dy trofe me Zonjën e Vjetër – duke u bërë menaxheri i parë që e bën këtë në historinë e pesë ligave të Evropës, transmeton lajmi.net.

Juventusi filloi kontaktet e para për zëvendësimin e tij dhe listët i priu Pep Guardiola, i cili ka deklaruar më parë se ai beson se trajnerët duhet të qëndrojnë vetëm për tre vjet në një klub.

Kjo çoi në mendimin se strategu spanjoll me të vërtetë mund të largohet nga ‘Etihad’, por gjithsesi një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Guardiola ka refuzuar ofertën e klubit italian, e cila shkonte deri në 20 milionë euro në sezon.

Kandidati potencinal për stolin e ‘Bardhezinjëve’ mbetet Maurizio Sarri. /Lajmi.net/