Çfarë kishte bërë Kurti ditën kur ndodhi gjuajtja me vezë? – Flet Time Kadriaj
Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, mbrëmë ishte mysafire në emisionin “Jehona Politike”. Ajo tregoi se çka kishte bërë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ditën kur kishte ndodhur gjuajtja me vezë. Kadrijaj shpjegoi se Kurti po atë ditë kishte shkuar në zyrë të komuniteteve për të siguruar votat, në fakt për të parë se a i…
Lajme
Deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, mbrëmë ishte mysafire në emisionin “Jehona Politike”.
Ajo tregoi se çka kishte bërë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ditën kur kishte ndodhur gjuajtja me vezë.
Kadrijaj shpjegoi se Kurti po atë ditë kishte shkuar në zyrë të komuniteteve për të siguruar votat, në fakt për të parë se a i kishte krejt votat e tyre.
“Kishte shkuar në zyrën e komuniteteve pikërisht në ditën që ka ndodhur gjuajtja me vezë dhe rastësisht e kam pyetur një prej komuniteteve thashë çfarë ndodhi? Tha as vet nuk e dinë se çfarë me bë, çfarë do me bë zoti Kurti. Tha po a i kam vota e komuniteteve. Këta i kishin garantuar që i kanë tetë vota, ndërsa ka thënë që do të shkojnë në zyrën e grupit parlamentar dhe të vendosi se çfarë me bë”, tha ajo.