Juventus e gjen te Chelsea zëvendësuesin e Dybala
Paulo Dybala do të largohet nga Juventus në fund të këtij sezoni dhe skuadra po kërkon për zëvendësuesin e tij.
Sport
‘Zonja e Vjetër’ do të ndajë rrugët me argjentinasin, por duket se shumë shpejtë kanë identifikuar emrin e duhur për ta zëvendësuar.
Sipas ‘Tuttosport’, Juventus duan shërbimet e sulmuesit të Chelsea, Christian Pulisic, transmeton lajmi.net.
Reprezentuesi i ShBA-ve ka një të ardhme të vënë në dyshim te Chelsea, pasi mungesa e minutave të rregullta e ka mërzitur atë.
Juve shohin amerikanin si të duhurin për të marrë rolin e Dybala.
Në listën e ngushtë të alternativa është edhe lojtari i Sassuolo, Giacomo Raspadori. /Lajmi.net/