Juventus – Dybala, ky është lajmi i fundit nga Italia

Paulo Dybala ende nuk e di se çfarë do të ndodhë në verë me të ardhmen e tij.

Merkato

21/04/2019 17:07

Paulo Dybala është para një dileme të madhe, gjersa Juventus tani ka ndryshuar qëndrim.

‘Zonja e Vjetër’ e ka kërkuar shitjen e tij, ndërsa drejtori sportiv, Fabio Paratici ka bërë të ditur se ata duan që ai të qëndrojë.

“Natyrisht se Paulo Dybala do të qëndrojë”, tha drejtori sportiv i Juves për Sky Sports Italia, transmeton lajmi.net.

“Ai është lojtar i Juves dhe me siguri se ai do të qëndrojë me ne.”, ka shtuar më tej Paratici.

Dybala po lidhet me një largim nga klubi torinas, pasi Cristiano Ronaldo nuk e dëshiron në skuadër. /Lajmi.net/