Juventus duan takim me Real Madridin, synohet transferimi i Odriozola

Skuadra e Juventus pëlqen mbrojtësin e Real Madrid, Odriozola. Alvaro Odriozola mund të shkojë në Serie A për të vazhduar karrierën e tij, pasi nuk po gjen hapësira te Real Madridi. Skuadra e Juventus është gati të ulet dhe të diskutojë marrëveshjen në detaje me skuadrën e Real Madrid, thonë raportime nga Italia, përcjell lajmi.net.…

Sport

09/11/2022 17:07

Skuadra e Juventus pëlqen mbrojtësin e Real Madrid, Odriozola.

Alvaro Odriozola mund të shkojë në Serie A për të vazhduar karrierën e tij, pasi nuk po gjen hapësira te Real Madridi.

Skuadra e Juventus është gati të ulet dhe të diskutojë marrëveshjen në detaje me skuadrën e Real Madrid, thonë raportime nga Italia, përcjell lajmi.net.

26-vjeçari spanjoll nuk regjistron asnjë paraqitje këtë sezon me ‘Los Blancos’, duke gjetur veten krejtësisht jashtë planeve të Carlo Ancelotti.

Sipas Daniele Longo, Juve kanë negociuar me përfaqësuesit e Odriozola dhe janë të interesuar ta transferojnë lojtarin qysh në janar.

Tashmë mbetet takimi dhe finalizimi i bisedimeve me Real Madrid, për të mbyllur me sukses këtë operacion. /Lajmi.net/