Juventus do t’i paguajë 4 milionë euro Ramseyt për t’u larguar nga klubi

Aaron Ramsey nuk është i pëlqyer te Juventus.

Sport

27/06/2022 17:16

Skuadra e Juventus dëshiron të heqë dorë nga Aaron Ramsey, edhe nëse duhet paguar diçka për këtë largim.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Juve është pajtuar t’i paguajë 4 milionë euro uellsianit, vetëm që ai ta lëshojë klubin, përcjell lajmi.net.

Këto 4 milionë euro do të paguheshin si dëmshpërblim për shkëputjen e parakohshme të kontratës.

Lojtari ka kontratë valide deri në vitin 2023 dhe ka një pagë prej 7 milionë eurove për sezon.

Juve do ta ketë gati të pamundur t’i gjejë një skuadër që i siguron atë pagë lojtarit, kështu që janë gati të paguajnë 4 milionë euro për ta larguar. /Lajmi.net/