Juventus dhe Inter gati për shkëmbimin e madh Kean – Icardi
Rivalët e Serie A, Juventus dhe Inter, mund të bashkëpunojnë në fushën e transferimeve, për të kryer një shkëmbim të madh gjatë kësaj merkatoje.
Sport
Juve po synon që të marr yllin e Inter, Mauro Icardi, i cili së fundmi edhe është larguar nga kampi stërvitor i skuadrës, por Inter nuk do ta lirojë aq lehtë lojtarin.
Sipas ‘Football Italia’, Juventus mund të ofrojë 20 milionë euro, plus shërbimet e Moise Kean, për të siguruar shërbimet e argjentinasit.
Icardi së fundmi është lënë jashtë skemave taktike në stërvitjet e Antonio Conte, gjë që ka shtyrë largimin e tij nga skuadra.
Lojtari vlerësohet me 60 milionë euro, por Juve mund të mbulojë gjysmën e shumës me shërbimet e Kean.
Në garë për Icardi është edhe skuadra e Napolit. /Lajmi.net/