Juventus aktivizon opsionin për ta blerë Chiesan – i paguan Fiorentinës edhe 40 milionë euro
Juventus do ta blejë kartonin e Federico Chiesa në formë permanente.

Sport
‘Zonja e Vjetër’ do ta mbajë anësorin italian në skuadër për një kohë të gjatë, pasi kanë aktivizuar opsionin e blerjes së lojtarit për 40 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Chiesa ka qenë në mesin e lojtarëve më të mirë italianë prej kur kaloi te Juventus, por për fat të keq këtë edicion nuk ndihmoi dot skuadrën, si pasojë e një lëndimi.
Juventus tani do t’i paguajë edhe 40 milionë euro, pasi paraprakisht ka paguar 10 milionë euro për huazimet që nga sezoni 2020/21.
Lojtari prite të jetë pika kyçe e skuadrës përsëri sezonin tjetër, kur të rikuperohet nga lëndimi. /Lajmi.net/