Juven dëshrion Paredes, në shkëmbim për Can

Juventus dhe Paris Saint Germain janë afër një shkëmbimi të madh.

Sport

28/12/2019 18:33

Të dy skuadrat kanë ngecje në fazën e mesfushës, dhe po shikojnë për afrime të reja gjatë merkatos së dimrit.

‘Calciomercato’ shkruan se Juve janë të vendosur të marrin Leandro Paredes, në shkëmbim për Emre Can, në një që do të ishte mega-marrëveshje mes PSG dhe Juve, transmeton lajmi.net.

Can është i hapur për një ndryshim, por ‘Biankoneri’ duan të qartësojnë nëse kampionët e Francës do të japin Paredes në shkëmbim.

Paredes ka gjetur vetën shpeshherë jashtë formacionit të Thomas Tuchel në gjysmën e parë të këtij sezoni, kurse Emre Can është një nga lojtarët më pak të shfrytëzuar nga Maurizio Sarri. /Lajmi.net/