Juve pranon rezultatet e Bentancur dhe Chiellini

Juventus ka pranuar sot rezultatet e testeve mjekësore për Bentancur dhe Chiellini.

Sport

16/07/2020 15:26

Dyshja e Juventus, Giorgio Chiellini e Rodrigo Bentancur janë testuar në J Medical, për të ekzaminuar dëmtimet e tyre.

Sipas Romeo Agresti, rezultatet përjashtojnë ndonjë dëmtim të mundshëm muskulor, transmeton lajmi.net.

Gjendja e lojtarëve tashmë do të rivlerësohet gjatë ditëve në vazhdim.

Chiellini ka humbur pjesën më të madhe të sezonit si pasojë e lëndimeve dhe duket se ashtu do ta mbyll edicionin.

Mbetet të shihet në vazhdim se çfarë do të njoftojë skuadra e Juves lidhur me dy lojtarët. /Lajmi.net/